Fakte Qe Duhet Te Dini Rreth Deshmitareve Te Jehovait

By Joel B. Groat
Copyright © 1997 Institute for Religious Research. All rights reserved.

DESHMITARET E JEHOVAIT. Pothuajse ēdo njeri ėshtė ndeshur me agresivitetin e vizitave tė tyre nė ēdo derė, pėr tė kthyer njerėzit nė besimin e tyre. Organizata qė ata pėrfaqėsojnė, e njohur si Bibla e Kullės sė Rojės dhe Shoqėria e Pamfleteve (BKR&SHP) e vėnė theksin tek profecitė e kohėve tė fundit dhe kanė parashikuar por pa sukses mashtrimin e fundit tė botės shpeshherė. BKR&SHP ushtron kontroll tė rreptė mbi Dėshmitarėt e Jehovait dhe ndalon pjesėmarrjen e tyre nė aktivitete tė tilla tė zakonshme si transfuzion gjaku, festim ditėlindjesh ose festash (duke pėrfshirė Krishtlindjet, Pashkėt, Ditėn e Nėnės) pjesėmarrjen nė votime, betimin pėrpara flamurit dhe shėrbimin ushtarak.Nėpėrmjet kėtyre kufizimeve, BKR&SHP ngre njė mur izolimi midis Dėshmitarėve tė Jehovait dhe pjesės tjetėr tė shoqėrisė.

"Ky grup nė mėnyrė tė vazhdueshme ka ndryshuar doktrinat e tij, tė gjitha kėto janė thėnė kur nė tė njėjtėn kohė kanė pretenduar se vetėm ata e kanė tė gjithė tė vėrtetėn. A ėshtė kjo e pajtueshme me pėrsosmėrinė dhe shenjtėrinė e Perėndisė?"

 

E KALUARA HISTORIKE

Bibla e Kullės sė Rojės dhe Shoqėria e Pamfleteve guximshėm pretendon se ėshtė e vetmja organizatė qė Perėndia po pėrdor sot, qė tė shpjegojė tė vėrtetėn dhe tė flasė pėr Tė.1

Sipas BKR&SHP, tė gjithė ata qė nuk janė Dėshmitarė tė Jehovait do tė shkatėrrohen nė Armagedon, njė ngjarje e gjykimit hyjnor, qė ata thonė se ėshtė shumė e afėrt.

Shoqėria Kulla e Rojės shtyp ēdo javė mbi 15 milionėkopje tė revistave tė saj nė 120 gjuhė dhe ka mbi 5 milionė Dėshmitarė tė Jehovait [botues] qė pėrhapin doktrinat nė 230 vende. Mė poshtė do tė japim disa fakte tė historisė dhe besimeve tė Dėshmitarėve tė Jehovait, tė cilat ēdo njeri duhet t’i dijė.

DOKTRINA DHE BESIME TE HUAZUARA

Ēarls T. Rasėll (1852-1916) themeloi lėvizjen e Dėshmitarėve tė Jehovait. Kur ishte njė adoleshent ai mohoi rrėnjėt e tij Presbiteriane, u bashkua me njė bashkėsi mė liberale dhe mė vonė u largua edhe prej saj.2

Ai mohoi hyjninė e Krishtit dhe mėsimet biblike pėr ferrin dhe dėnimin e pėrjetshėm. Rasėll nuk kishte shkollim biblik, por e huazoi dhe ndėrtoi besimin nga mėsime tė ndryshme, tė cilat ishin tė njohura nė atė kohė. Pėr shembull, adventizmi influencoi tek aimohimin e ferrit; njė fraksion adventist i udhėhequr nga N.H.Barbur ngjalli interesin e tij pėr profecitė e kohėve tė fundit. Nga Barbur ai huazoi besimin se Krishti u kthye nė mėnyrė tė padukshme nė botė nė 1874, dhe se 1914 ishte viti i shkatėrrimit tė botės dhe fillimi i mijėvjecarit tė Ri.

PRETENDIME FANTASTIKE

Mė 1879 Rasėll nxori revistėn e tij tė parė Kulla e Rojės e Zionit dhe Heraldi i Prezencės sė Krishtit (sot e njohur si Kulla e Rojės) pėr tė reklamuar doktrinat e tij. Njerėzit u tėrhoqėn nga predikimet sensacionale tė Rasėll pėr kohėt e fundit dhe kėshtu organizata u zgjerua.

Pavarėsisht nga mungesa e shkollimit tė tij nė teologji apo nė gjuhėt biblike, Rasėll pretendoi se ishte i vetmi qė dinte tė vėrtetėn dhe fuqishėm dėnoi besimet e tjera tė krishtera. Si rrjedhojė, pastorėt e besimeve tė ndryshme filluan tė ekspozojnė mėsimet e pavėrteta tė Rasėll dhe karakterin e tij tė dyshimtė.

KARAKTER ME TE META

Reverendi J.J.Ras publikoi njė pamflet ku ekspozoheshin pretendimet dhe doktrinat e rrema tė Rasėll. Ai zbuloi se Rasėll "kurrė nuk kishte ndjekur shkollėn e lartė; nuk di gati asgjė nga filozofia, teologjia historike ose sistematike dhe ėshtė krejtėsisht i paditur nė gjuhėt biblike (hebraishtja dhe greqishtja.)"3 Pa arritur sukses Rasėll u mundua tė ndalonte qarkullimin e kėtyre informacioneve shkatėrruese pėr tė, duke e hedhur nė gjyq Rev. Ras me akuzėn pėr shpifje. Megjithatė, Rasėll jo vetėm qė e humbi gjyqin, por nė procesin gjyqėsor bėri dėshmi tė rreme kur gėnjeu, nėn betim, se gjoja kishte njohuri tė gjuhės greke. Nė fund Rasėll pranoi se gjithēka e thėnė rreth tij nė pamflet ishte e vėrtetė.4

Mė 1913, Rasėll, pa pasur sukses hodhi nė gjyq Shqiponja e perditshme e Bruklinit pėr shpifje, kur kjo gazetė botoi pėrpjekjet e tij mashtruese pėr tė shitur grurė tė zakonshėm me ēmimin e lartė 60 dollarė pėr shinik, duke pretenduar se ishte "Grurė i mrekullisė."5

PROFECI TE DESHTUARA

Megjithė kėto tė meta, Rasėlli vazhdoi tė tėrhiqte njerėz me interpretimet e tij fantastike dhe profetike dhe paralajmėrimet e tij dramatike se Armagedoni do tė ndodhte nė 1914.

Kur 1914 erdhi dhe shkoi, ai e ndryshoi datėn pėr 1915.Rasėlli vdiq nė 1916 duke i lėnė dishepujt e tij nė dyshimin dhe zhgėnjimin e parashikimeve tė tij tė dėshtuara.Jozef Franklin Radhėrford e mori atėherė organizatėn nėn kontroll.

PROFECI PER PERFITIME


Radhėrford (1869-1942) gjithashtu pėrdori dhe kėrcėnoi me Armagedonin pėr tė frikėsuar Dėshmitarėt e Jehovait. Ai botoi "Misteri i mbaruar," njė libėr i cili parashikonte se mė 1918 Perėndia do tė shkatėronte kishat dhe miliona anėtarė tė tyre dhe lajmėroi se nė 1920 ēdo mbretėri do tė pėrpihej nga anarkia.6

Radhėrfordi shpjegonte se e vetmja rrugė pėr tė shpėtuar nga gjykimi i afėrt dhe shkatėrrimi, ishte bashkimi me organizatėn Kulla e Rojės.

Frika nga Armagedoni i nxiti Dėshmitarėt pėr tė punuar mė shumė pėr shitjen e librave tė Radhėrford dhe literaturės tjetėr sė Kullės sė Rojės. Kur parashikimet pėr vitin 1918 dhe 1920 dėshtuan, Radhėrfordi caktoi njė datė tė re nė librin e tij tė titulluar "Miliona qė tani jetojnė nuk do tė vdesin kurrė" (1920). Ky libėr mėsonte se mijėvjecari do tė fillonte nė 1925 dhe se Shenjtorėt e Dhjatės sė Vjetėr si Abrahami, Isaku, Jakobi dhe Davidi do tė vijnė pėrsėri nė jetė. Kulla e Rojės ndėrtoi edhe njė vilė luksoze spanjolle, tė quajtur Beth-Sarim (Shtėpia e Princėrve), gjoja pėr tė strehuar kėta patriarkė.Ndėrkohė Radhėrfordi u rehatua nė vilė. Ai, gjithashtu, nė kohėn e Krizės kishte njė veturė tė re shumė tė shtrenjtė, ndėrkohė qė anėtarėt e thjeshtė tė Dėshmitarėve tė Jehovait shisnin derė mė derė librat dhe pamfletet e Kullės sė Rojės dhe punonin nė qendrėn drejtuese tė Bethel pėr 10-15 dollarė nė muaj.7 Gjashtė vjet pas vdekjes sė Radhėrford, nė 1942, shenjtorėt e Dhjatės sė Vjetėr ende nuk erdhėn, kėshtu qė shoqėria pa zhurmė shiti vilėn "Beth-Sarim", duke mbyllur kėshtu njė kapitull tė turpshėm nė historinė e tyre tė parashikimeve.8

FALSIFIKIMI I BIBLES

Nėn drejtimin e Nethėn H. Norr (1905-1977), Shoqėria Kulla e Rojės e la mėnjanė caktimin e njė date pėr njė farė kohe dhe zgjodhi njė strategji tjetėr. Meqenėse shumė nga mėsimet e tyre hidhen lehtėsisht poshtė nga vargje tė rėndėsishme tė Biblės sė Mbretit Jakob (King James Bible), Norr vendosi tė botojė njė Bibėl tjetėr vetėm pėr Dėshmitarėt e Jehovait. Bibla e Kullės sė Rojės, e quajtur Pėrkthimi i Botės Sė Re (New World Translation), zhurmshėm ndryshon shumė vargje tė cilat tregojnė gabimet e mėsimeve tė Kullės sė Rojės. Shembulli i thjeshtė dhe mė i miri ishte Gjoni 1:1, i cili nė King James Version qartėsisht deklaron hyjninė e Jezusit - "Fjala ishte Perėndi." Shoqėria Kulla e Rojės e mohon hyjninė e Krishtit, kėshtu New World Translation e shndėrron fjalinė nė "Fjala ishte njė perėndi."

Njė shembull tjetėr gjendet nė Dhjatėn e Vjetėr, nė librin e Zakarias, kapitulli 12, vargu 10. Perėndia Jehova flet dhe thotė, "ata do tė vėshtrojnė drejt meje, drejt atij qė kanė therur ...", e kuptuar nga tė krishterėt si njė referencė e qartė parashikuese pėr kryqėzimin. Duke njohur se pėrmbushja e kėsaj profecie tė Jezusit do tė thotė se ai ėshtė Perėndia Jehova, Shoqėria Kulla e Rojės e ka ndryshuar kėtė varg nė New World Translation nė "ata sigurisht do tė shohin tek Ai tė cilin e kanė therur," duke eleminuar kėshtu njė fakt tjetėr tė hyjnisė sė Jezu Krishtit. Shoqėria bėri ndryshime tė ngjashme nė shumė vargje tė tjera tė lidhura me hyjninė e Krishtit (Kolosianėve 1:16-20, Titi 2:13, Hebrenjve 1:8). Ata gjithashtu kanė ndryshuar vargje qė shfaqin falsitetin e mėsimeve tė Shoqėrisė Kulla e Rojės, nė subjekte tė tilla si realiteti i dėnimit tė pėrjetshėm (Mateu 25:46), dhe personaliteti i Frymės tė Shenjtė (1 Korintasve 14:14-16, 1 Timoteu 4:1, Juda 19). Nė kėtė mėnyrė Shoqėria Kulla e Rojės i jep Dėshmitarėve tė Jehovait dhe tė konvertuarve tė mundshėm iluzionin se Bibla mbėshtet doktrinat e saj tė gabuara.

Grupi pėr pėrkthimin e New World Translation u mbajt anonim, pa dyshim pėr tė mbuluar mungesėn e tyre tė kualifikimit teologjik. Asnjė nga njerėzit qė punoi nė kėtė projekt nuk kishte kualifikim nė gjuhėt biblike, me pėrjashtim tė Frederik Franc. Ai ishte kryetari i grupit dhe kishte studiuar greqisht pėr dy vjet nė Universitetin e Sinsinatit, pa arritur tė diplomohet, dhe kėshtu mėsoi vet hebraishten.9  Pas vdekjes sė Norr, Franc u bė presidenti i ri i Shoqėrisė Kulla e Rojės.

FRIKESIMI DHE MUNGESA E INTEGRITETIT

Nga viti 1960 deri mė 1966 ritmi i rritjes sė organizatės ra konsiderueshėm. Nė kėtė pikė Bibla e Kullės sė Rojės dhe Shoqėria e Pamfleteve (BKR & SHP) botuan njė libėr tė ri, me njė datė tė re pėr fundin e botės. Jeta e Pėrjetshme nė Lirinė e bijve tė Perėndisė (1966) nga zėvendės-presidenti Franc (1894-1992), nxorri pėrfundimin se vjeshta e 1975 do tė shėnonte fillimin e periudhės sė shtatė nė historinė e njerėzimit. Shoqėria u tregua shumė e kujdesshme nė evitimin e botimit tė njė parashikimi haptas, por mesazhi ishte i qartė pėr Dėshmitarėt e Jehovait kudo ku ata ishin - Armagedoni po vinte sė shpejti. Disa madje shitėn edhe shtėpitė dhe pasuritė e tyre dhe pėr kėtė ata u lavdėruan nga udhėheqėsit e tyre.10

Radhėt e tyre u rritėn me mijėra deri nė vitin 1975. Pastaj shumė Dėshmitarė e kuptuan se Shoqėria Kulla e Rojės nuk udhėhiqej nga Perėndia dhe u larguan nga organizata. Drejtuesit e BKR & SHP nuk e pranuan faktin se kishin gabuar nė parashikimin e vitit 1975, pėrkundrazi, ata i udhėzuan anėtarėt e ēoroditur se duhej tė "rregullonin pikėpamjet e tyre."11

Demaskimi i parashikimeve false tė Shoqėrisė Kulla e Rojės krijoi dyshime dhe shqetėsime pėr organizatėn. Shoqėria iu pėrgjigj duke botuar artikuj dhe libra nė tė cilat ata pranuan se kishin bėrė gabime nė parashikimet e tyre historike dhe nė mėsimet doktrinare. Ata i shfajėsuan kėto gabime duke ia atribuar ato gabueshmėrisė njerėzore dhe duke thėnė se Shoqėria Kulla e Rojės kurrė nuk ka pohuar se ishte e frymėzuar nga Perėndia.12 Ky ishte njė mashtrim i paturpshėm meqenėse revistat e Kullės sė Rojės nė tė kaluarėn janė paraqitur si "mesazhe tė Perėndisė" dhe kanė pasur udhėzime nė thonjėza nga Jehovai. Njė revistė e Kullės sė Rojės jo mė larg se 1 Gushti 1995 citonte: "Jehova veēanėrisht mėson njerėzit e tij me anė tė studimeve javore tė Biblės, duke pėrdorur Kullėn e Rojės si ndihmės nė mėsim."13

Mė 1943, zėvendės-presidenti i KR Frederik Franc, dhe presidenti Nejthėn H. Norr dhanė nėn betim, nė gjyq, dėshminė e mėposhtme se pėrmbajtja e Kullės sė Rojės vjen direkt nga Perėndia.

Marrja nė pyetje e Frederik W. Franc nė hetimin e Olin Mojl kundėr BKR& SHP, 1943. Seksioni # 2596-2597 faqe 866.

Pyetje — Sidoqoftė, Jehova Perėndi ėshtė tani botuesi i gazetės (Kulla e Rojės), apo jo?
Pėrgjigje — Ai ėshtė sot botuesi i gazetės.

Pyetje — Sa kohė ka qenė botues i gazetės?
Pėrgjigje — Qė nga fillimi Ai e ka drejtuar atė.

Marrja nė pyetje e Nejthėn Honer Norr gjatė hetimit tė Olin Majl kunder BKR&SHP, 1943, Seksioni # 4421, faqe 1474.

Pyetje — Nė fakt, ajo (Kulla e Rojės) ėshtė konsideruar si Fjala e Perėndisė, apo jo?
Pėrgjigje — Po. Si Fjala e Perėndisė.

Pyetje — Pa asnjė kualifikim tė ēfarėdoshėm?
Pėrgjigje — Po, drejtė.

Shumė njerėz nuk janė nė dijeni tė kėtyre fakteve dėmtuese dhe kėshtu radhėt e Dėshmitarėve shtohen duke shpėrndarė sasi tė mėdha materialesh mashtruese. Pavarėsisht nga dėshtimet nė tė kaluarėn dhe pretendimet e sotme tė pafrymėzuara, Shoqėria Kulla e Rojės sėrisht kėrkon besnikėri tė plotė dhe vazhdon tė parashikojė se Armagedoni po vjen sė afėrmi me shfarosjen e ēdo njeriu qė nuk bashkohet me organizatėn ose tė atij qė e braktis atė. Megjithėse me njė histori tė ndryshuar nga manipulime dhe profeci tė rreme, Shoqėria Kulla e Rojės ende parashikon se ėshtė e vetmja qė mėson tė vėrtetėn.

BESIME DOKTRINARE

Kur njė organizatė si BKR&SHP pretendon tė jetė e vetmja fe e vėrtetė dhe burim i vetėm i mėsimit korrekt tė Biblės, duhet tė studiojmė besimet e saj me kujdes. Nėse doktrinat janė tė vėrteta, ato duhet tė jenė tė mbėshtetura nė Bibėl dhe mėsimet e saj do tė jenė tė qėndrueshme dhe tė pandryshueshme nė vite. Por Dėshmitarėt e Jehovait mohojnė ose ndyshojnė shumė nga mėsimet bazė tė Biblės dhe besimet e tyre janė tė kundėrta me ato tė kristianėve tė rilindur gjatė shekujve. Shikoni krahasimet e mėposhtme:

Natyra e Perėndisė. Bibla mėson se ka vetėm njė Perėndi tė vėrtetė (Isa. 43:10-11, 44:6,8). Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtė janė tė identifikuar si persona tė vecantė nė njė Trinitet me Perėndinė nė krye. (Mat 3:16-17, 2 Kor 13:14). Nė Dhjatėn e Re, Biri dhe Fryma e Shenjtė, ashtu si Ati janė identifikuar si Perėndi tė veēantė. Secili ka atribute hyjnore dhe vepron si Perėndi. (Biri: Mark 2:5-12, Gjoni 20:28, Heb 1:8, Fryma e Shenjtė: Veprat 5:3-4, 2 Kor 3:17-18).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mohojnė natyrėn e trinitetit tė Perėndisė dhe mėsojnė se njė dogmė e tillė ėshtė frymėzuar nga Djalli. 14 Ata mėsojnė se Jehova, emri i Perėndisė sė vetėm e tė vėrtetė, i korrespondon vetėm Perėndisė-Atė. Shoqėria, gjithashtu mohon se Jezusi ėshtė Zot (shih pikėn tjetėr). Ata mohojnė se Fryma e Shenjtė ėshtė njė person dhe nė vend tė kėsaj mėsojnė se Ai ėshtė thjesht njė forcė aktive e Perėndisė, e ngjashme me elektricitetin.15

Jezu Krishti. Bibla mėson se Jezu Krishti ėshtė Perėndia i ardhur si njeri (nė mish) dhe Ai ėshtė krijuesi i tė gjitha gjėrave (Gjoni 1:1-3, 14, Kol 1:16). Ndėrkohė qė ishte Perėndi, nė kohėn e caktuar Ai la mėnjanė lavdinė qė ndante me Atin dhe mori natyrė njerėzore(Gjoni 17:3-5; Fil. 2:6-11; Kol 2:9). Pas vdekjes, Jezu Krishti u ringjall dhe u ngrit nga varri, u pa dhe u njoh nga mė shumė se 500 njerėz. Ky fakt ishte vendimtar nė predikimin dhe besimin e kishės sė hershme (Luka 24:39; Gjoni 2:19-21; 1 Kor 15:6, 14).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mohon hyjninė e Jezu Krishtit dhe mėson se Jezusi ėshtė njė qėnie e krijuar. Ai sė pari ekzistoi si Mikaeli kryeėngjėlli dhe mė vonė u lind si njė njeri i pėrsosur. Dėshmitarėt e Jehovait besojnė se pasi Jezusi u varros, Perėndia e rregulloi trupin e tij. Jezusi u rrit si njė krijesė shpirtėrore dhe "u materializua" nė njė trup njerėzor pėr ta bėrė veten tė dukshėm. Tani nė parajsė Ai ėshtė sėrish i njohur si Mikaeli kryeėngjėlli.16

Shpėtimi. Bibla mėson se puna e Krishtit vetėm siguron zgjidhjen pėr problemin e mėkatit tė njeriut. Jezu Krishti mori mėkatet personale tė tė gjithė njerėzve-nė tė kaluarėn, tė sotmen dhe tė ardhmen-nė trupin e Tij nė kryq (1 Pet 2:24) dhe si njė Perėndi i pėrsosur dhe si njeri i pėrsosur Ai plotėsoi tėrėsisht kėrkesat e drejtėsisė hyjnore pėr ne (Rom 3:22-26). Si rrjedhojė, ēdo njeri ose tė gjithė ata qė e pranojnė Atė me besim tė thjeshtė (Gjoni 1:12; Veprat 16:31), mund tė falen, tė deklarohen tė drejtė dhe tė rivendosin marrėdhėnie me Perėndinė(2 Kor 5:21; Heb 7:24-26).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mėson se vetėm njė grup - elitė i Dėshmitarėve, tė njohur si "tė 144000", ose tė "vajosurit" - njohin tashmė drejtėsinė e Krishtit. Vetėm tė 144.000 janė tė rilindur dhe presin tė sundojnė me Krishtin nė parajsė. Pėr masėn tjetėr tė Dėshmitarėve tė Jehovait, tė njohur si "delet e tjera" ose "masa e madhe", sakrifica e mundimshme e Krishtit vetėm siguron njė shans pėr jetė tė pėrjetėshme nė tokė.17

Bibla gjithashtu, mėson se jemi tė shpėtuar nga hiri, e shkėputur kjo nga punėt tona tė mira, shpėtimi ėshtė dhuratė e Perėndisė. Ne nuk mund tė bėjmė asnjė gjė qė tė kontribuojmė nė shpėtimin tonė sepse, tė shkėputur nga Jezu Krishti, ne jemi "tė vdekur nė mėkatet tona" (Efesianėve 2:1-9).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mėson se duhet tė fitojmė shpėtimin tonė; shpėtimi do tė "varet nga punėt e ēdonjėrit". Njė njeri mund "tė vijė sė pari tek organizata e Jehovait pėr shpėtim"18 dhe tė pajtohet me ēdo gjė qė ata mėsojnė. Nė kėtė mėnyrė, njė marrėdhėnie me organizatėn e Dėshmitarėve tė Jehovait mė mirė se njė marrėdhėnie personale me Jezu Krishtin, paraqitet si bazė e shpėtimit.

Fryma Njerėzore dhe Ndėshkimi i Pėrjetshėm. Bibla mėson se fryma njerėzore vazhdon tė ekzistojė nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme pas vdekjes (Luka 16:19-31; 2 Kor 5:6,8, Filip. 1:23-24; Zbulesa 6:9-11). Ata qė kanė hedhur poshtė dhuratėn e Perėndisė pėr jetėn e pėrjetshme do tė vuajnė tė ndėrgjegjshėm ndėshkimin e pėrjetshėm. (Mat 25:41, 46; Zbulesa 14:10, 11; 20:10,15).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mohon ndėshkimin e pėrjetshėm dhe mėson se njeriu nuk ka njė shpirt qė mbijeton pas vdekjes sė trupit. Dėshmitarėt besojnė se vdekja i jep fund ēdo ekzistence tė ndėrgjegjshme. Ferri i referohet varrit dhe ata qė janė nė fund tė gjykuar nga Perėndia do tė zhduken dhe thjesht do tė pushojnė sė ekzistuari.19

Bibla. Bibla mėson se vajosja me Frymėn e Shenjtė i jep mundėsi ēdo tė krishteri tė kuptojė Fjalėn e Perėndisė dhe ta zbatojė atė siē duhet nė jetėn e tij (Gjoni 16:13; 1 Gjoni 2:27).

Nė tė kundėrt, BKR&SHP mėson se Bibla mundet vetėm tė interpretohet nga Shoqėria Kulla e Rojės dhe asnjė individ nuk mund tė mėsojė tė vėrtetėn i shkėputur nga ajo.20

KONTRADIKTA DHE NDRYSHIME

Shoqėria KR pretendon se ėshtė organizata e Jehovait dhe kanali i vetėm i Perėndisė pėr udhėzime shpirtėrore nė ditėt e sotme.21 Ajo thekson se Bibla ėshtė njė "libėr organizativ" dhe nuk mund tė kuptohet nga individė, pavarėsisht se sa tė sinqertė janė ata. Por si mund t’ia besojmė fatin tonė tė pėrjetshėm njė organizate e cila gjatė kohės sė shkurtėr tė ekzistencės sė saj, ka akumuluar njė histori kaq tė trishtuar me kontradikta dhe ndryshime? Le tė studiojmė shembujt e mėposhtėm tė KR.

Mė 1975 BKR&SHP mėsonte se njeriu i cili mbjell farėn si nė shėmbėlltyrėn e farės sė sinapit (Mateu 13) ėshtė Satani. Nga fundi i po kėtij viti ata mėsonin se ky mbjellės ishte Jezusi.22

Njė incident i ngjashėm ndodhi mė 1978, kur BKR&SHP identifikuan "Alfa dhe Omega" tė Zbulesės 22:12-13, si Jehova (ky ėshtė Perėndia-Atė) dhe pesė javė mė vonė mėsuan se kėto vargje i referohen Jezusit.23

Dėshtimi i shoqatės Kulla e Rojės pėr tė interpretuar nė mėnyrė korrekte Biblėn shihet mė qartė nė ndryshimet e shpeshta doktrinare. Nė fillim ata mėsojnė pozicionin A, pastaj kalojnė nė pozicionin B, duke pretenduar se Perėndia u ka dhėnė "njė dritė tė re". Mirėpo mė vonė, ata kthehen tek mėsimi i vjetėr (pozicioni A) dhe nė disa raste kthehen pėrsėri tek pozicioni B. Ja disa shembuj.

Ringjallja e Njerėzve tė Sodomit.

1879 - Ata do tė ringjallen.
1952 - Ata nuk do tė ringjallen.
1965 - Ata do tė ringjallen.
1988 - Ata nuk do tė ringjallen.24

Fjala "Zoti" tek Romakėt 10:12-16.

1903 - "Zoti" i referohet Jezusit.
1940 - "Zoti" i referohet Jehovait.
1978 - "Zoti" i referohet Jezusit.
1980 - "Zoti" i referohet Jehovait.25

Fraza "Pushtetet e Sipėrme" tek Romakėt 13:1.

1913 - "Pushtetet e Sipėrme" i referohet qeverive.
1943 - "Pushtetet e Sipėrme" i referohet Perėndisė Jehova dhe Jezu Krishtit.
1964 - "Pushtetet e Sipėrme" i referohet qeverive.26

Ndarja e "deleve dhe e cjepėrve" (Mat 25:31-46)

1919 - Do tė ndodhė pas vuajtjeve.
1923 - Po ndodh tani, para vuajtjeve.
1995 - Do tė ndodhė pas vuajtjeve.27

PĖRFUNDIM

Nėn dritėn e fakteve tė mėsipėrme, a duhet ti besojmė Biblės sė Kullės sė Rojės dhe Shoqėrisė sė Pamfleteve? Ata kanė parashikuar tė paktėn 6 herė mashtrimin e fundit tė botės dhe i kanė pėrdorur kėto parashikime pėr tė frikėsuar ndjekėsit e tyre. Bibla na paralajmėron se kanė pėr tė ardhur shumė profetė tė rremė qė do tė pohojnė se flasin pėr Perėndinė (Mateu 7:15; 1 Gjoni 4:1). Fatmirėsisht jep edhe njė test tė mirė pėr tė identifikuar profetėt e rremė. Tek Ligji i Pėrtėrirė 18:21-22 na thuhet se kushdo qė e shpall veten se po flet si njė profet i Perėndisė dhe parashikon diēka qė nuk ndodh ėshtė njė profet i rremė:

Ju mund t’i thoni vetes, "Si mund ta dimė qė njė mesazh nuk ėshtė dhėnė nga Zoti? Nė qoftė se shpallja e njė profeti nė emėr tė Zotit nuk realizohet ose ndodh, ai ėshtė njė mesazh qė nuk e ka dhėnė Zoti. Ai profet ka folur kotėsira. Mos kini frikė nga ai.

Sipas Biblės, njė profeci e rreme e bėn folėsin profet tė rremė. Nga ky provim, Shoqėria Kulla e Rojės dėshtoi nė profecitė nė lidhje me 1914, 1915, 1918, 1920, 1925, dhe 1975 duke provuar pa dyshim qė ėshtė njė profet i rremė.

Ky grup nė mėnyrė tė vazhdueshme ka ndryshuar doktrinat e tij, tė gjitha kėto janė thėnė kur nė tė njėjtėn kohė kanė pretenduar se vetėm ata e kanė tė gjithė tė vėrtetėn. A ėshtė kjo e pajtueshme me pėrsosmėrinė dhe shenjtėrinė e Perėndisė?

Ne nuk duam tė vemė nė lojė ose tė ulim vlerat e individėve tė Dėshmitarėve tė Jehovait; ata janė nė pėrgithėsi tė sinqertė dhe njerėz tė dedikuar. Nė njė kuptim ata janė mė tepėr si dele tė humbura se sa ujq grabitqarė, pėr faktin se ata janė mashtruar nga njė organizatė me njė histori plot profeci dhe doktrina tė rreme. Dėshmitarėt e Jehovait vėrtetė besojnė se po u larguan nga Shoqata Kulla e Rojės ata do tė shkatėrrohen nė kohėn e Armagedonit. Ata kanė nevojė pėr dashurinė dhe dhembshurinė tonė. Dėshira jonė pėr ta, ashtu si pėr ēdo njeri tjetėr, ėshtė qė ata tė njohin vėrtet atė qė na mėson Bibla dhe tė kuptojnė se shpėtimi ėshtė dhurata e Perėndisė pėr ne. Vetėm duke hyrė nė njė marrėdhėnie personale me Jezu Krishtin ēdonjėrit prej nesh do t’i garantohet falja dhe jeta e pėrjetshme.
 



SHĖNIME

1 Ja disa citime nga literatura Kulla e Rojės: "Jehova po pėrdor vetėm njė organizatė sot pėr tė pėrmbushur vullnetin e tij. Pėr tė pasur jetėn e pėrjetėshme nė Parajsėn tokėsore ne duhet tė identifikojmė kėtė organizatė dhe ti shėrbejmė Perėndisė si pjesė e saj. (Kulla e Rojės, 15 Shkurt, 1983, fq 12).
"Pra, kur drejtimi vjen nga organizata e Jehovait, ne me urtėsi duhet ti bindemi, duke pranuar se vetėm Jehovai do tė na drejtojė nė njė rrugė qė do tė jetė njė pėrfitim i pėrjetshėm. (Kulla e Rojės, 1 N+ėntor 1990, faqe 30).

2 Friz Springmajer. Kulla e Rojės dhe Masonėt. (Portland : Njė detyrė e krishterė, 1993, botimi i dytė) faqe 11.

3 3. Pastori J. J Ras. Disa Fakte dhe mė shumė Fakte rreth vetėstilit tė "Pastor" Ēarl T Rasėll, ribotuar nga Witness Inc, faqet 3,4.

4 Pastori J.J.Ras. Disa Fakte dhe mė shumė Fakte rreth vetėstilit tė "Pastor" Ēarl T Rasėll- Witness. Inc, ribotim faqe 16-19. Nė mohimin e pamfletit tė Rasėll ai pranoi se "pėrsa i pėrket mrekullisė sė miellit mund tė thuhet se ka njė pjesė tė sė vėrtetės mbase njė grimė tė sė vėrtetės nė tė".

5 Ras, faqe 6, Brooklym, Daily Eagle, 29 Janar 1913, faqe 16. Ēmimi i zakonshėm i miellit gjatė kėsaj kohe ishte 1$ pėr thes. Telefonatė nga Universiteti Kent County Extension Service i Shtetit tė Miēiganit. (Tetor 1991).

6 Historia e mbaruar. People Pulpit Association. 1917, faqe 485, 258.

7 Pastor Eduart Loxh Kurron, Gjykatės-"pėr katėr ditė"- Radhėrford

8 Fred Franz, ish presidenti i SHKR&SHP, i referohej Radhėrford duke thėnė pėr sa i pėrket parashikimeve tė tij : "Unė e di se jam gomar". Cituar nga Rajmond Franz nė Kriza e ndėrgjegjes, faqe 137.

9 Rajmond Franz, Kriza e ndėrgjegjes, dorėshkrim faqe 50.

10 Puna Mbretėri, Maj 1974, faqe 3.

11 Kulla e Rojės, 15 korrik 1976, faqe 441. Katėr vjet mė vonė Shoqata e pranoi se ata ishin pėrgjegjės pėr "rritjen e shpresave tė pėrqėndruara nė kėtė datė". (Kulla e Rojės, 15 Mars 1980, faqet 17-18; gjithashtu shih : Dėshmitarėt e Jehovait-Shpallėsit e Mbretėrisė sė Perėndisė. SHKR&SHP, 1993, faqe 633, "llogaritjet e kohės dhe pritjet qė erdhėn pas tyre bėnė qė tė lindin zhgėnjime serioze."

12 Shih, pėr shembull, Dėshmitarėt e Jehovait - Shpallėsit e Mbretėrisė sė Perėndisė, SHKR&SHP, 1993, faqet 626-635, 709. Zgjohu 22 Mars 1993, faqet 3-4.

13 Kulla e Rojės, 1 Korrik 1943, faqe 205, 15 Gusht 1943, faqe 256, 1 Gusht 1995, faqe 17.

14 A duhet tė besoni nė Trininė? faqe 31.

15 Duke arsyetuar nga Shkrimet, faqe 381, Ndihmės pėr kuptimin e Biblės, fq. 1544.

16 Kulla e Rojės, 1 Nėntor 1995, fq. 8.

17 Arsyetime, faqe 217, 218.

18 Kulla e Rojės, 1 Korrik 1947, fq. 204, 15 Nėntor 1981, fq.21.

19 Arsyetime, faqe 100, 175.

20 Kulla e Rojės, 1 Tetor 1967, fq 587; 1 Dhjetor 1990, fq 19.

21 Kulla e Rojės, 1 Tetor 1967, fq 590.

23 Zgjohu! 22 Gusht 1978, fq 28. Kulla e Rojės, 1 Tetor 1978, fq 15.

24 Kulla e Rojės e Zionit, Ribotim. Korrik 1879, fq 7; Kulla e Rojės, 1 Qershor 1952, fq 338; 1 Gusht 1965, fq 479; 1 Qershor 1988, fq 30-31.

25 Kulla e Rojės e Zionit, Ribotim, 1 Dhjetor 1903, fq 3282, Kulla e Rojės, 1 Korrik 1940, fq 200, 1 Maj 1978, fq 12; 1 Shkurt 1980, fq 16.

26 Kulla e Rojės, Ribotim, 1 Shtator 1916, fq 5952; E vėrteta do t’ju bėjė tė lirė (botim i 1943) fq 312; Kulla e Rojės, 15 Qershor 1964, fq 20. Shoqata Kulla e Rojės pranoi se ky ndryshim nė doktrinė i kushtoi jetėn shumė Dėshmitarėve tė Jehovait (Kulla e Rojės, 15 Nėntor 1950, fq 441).

27 Kulla e Rojės, 1 Gusht 1919, fq 238. Dėshmitarėt e Jehovait-shpallės tė Mbretėrisė sė Perėndisė, 1993, fq 163-164; Kulla e Rojės, 15 Tetor 1995, fq 19, 22-23.