Dritė e re mbi vizionin e parė tė Jozef Smithit

prej Uesli P. Ualters
Copyright © 2005 Institute for Religious Research. All rights reserved.

Pėrshkrimi zyrtar i Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit:
Vitin e dytė pasi lėvizėm me shtėpi nė Manēester, atje ekzistonte njė entuziazėm i pazakontė pėr sa i pėrket temės sė besimit. Filloi me Metodistėt, por shpejt u pėrhap mes tė gjitha sekteve nė atė rajon tė vendit ... dhe turma tė mėdha bashkoheshin me grupet e ndryshme fetare .... Disa qėndronin pėr besimin Metodist, disa pėr atė Presbiteran dhe disa pėr atė Baptist ...mendja ime anonte ndaj sektit Metodist ... por kaq e madhe ishte rrėmuja dhe ēoroditja mes sekteve tė ndryshme, saqė ishte e pamundur ... tė arrije nė ndonjė konkluzion tė sigurtė se kush kishte tė drejtė dhe kush e kishte gabim .... Kėshtu nė pėrputhje me kėtė vendosa tė pyes Zotin dhe u futa nė pyll pėr tė bėrė njė pėrpjekje tė tillė. Ndodhi nė mėngjesin e njė dite tė kthjellėt e tė bukur, herėt nė pranverėn e tetėqind e dyzetės .... Rashė nė gjunjė dhe fillova t'i ofroj Zotit dėshirat e zemrės. Pashė njė rreze drite tamam mbi kokėn time .... Kur drita ishte mbi mua, pashė dy Persona, shkėlqimi dhe lavdia e tė cilėve janė tė papėrshkrueshme .... Njėri nga ata m'u drejtua duke mė thirrur nė emėr dhe tha duke treguar tjetrin me gisht. — Ky ėshtė Biri Im i dashur. Dėgjoje Atė! ... Unė u kėrkova atyre tė qėndronin nė dritė, se cili nga tė gjitha sektet kishte tė drejtė (sepse nė atė kohė nuk kishte zėnė vend nė zemrėn time mendimi se tė gjithė e kishin gabim) — dhe me cilin duhet tė bashkohesha. Mė thanė tė mos bashkohesha me asnjėrin prej tyre, sepse tė gjithė e kishin gabim .... Megjithatė, shpejt arrita tė zbuloja se tregimi i historisė time ngjalli shumė paragjykime kundėr meje dhe pohuesve (besimtarėve) tė fesė dhe ky ishte shkaku i njė persekutimi tė madh, qė vazhdoi tė rritej; dhe megjithėse unė isha njė djalė i jo i njohur, vetėm rreth katėrmbėdhjetė ose pesėmbėdhjetė vjeē ... megjithatė njerėz tė njė rangu tė lartė do tė mė kushtonin vėmendje tė mjaftueshme pėr tė nxitur njerėzit kundėr meje dhe pėr tė krijuar njė persekutim tė hidhur; dhe kjo ishte e njėjtė mes tė gjitha sekteve — tė gjithė u bashkuan pėr tė mė persekutuar. — Perla e Ēmimit tė Madh, Jozef Smith — Historia 1:5-8, 14-19, 22
 

"Nėse ka edhe sadopak mundėsi qė kjo pikė kyēe nė historinė e Mormonėve tė jetė njė fabrikim, cili Shenjt i Ditės sė Vonė nuk do tė kishte dėshirė t'i dinte tė gjitha faktet qė dėshmojnė pėr kėtė? "

Historia e Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit, e cituar mė lart, ėshtė njė nga deklaratat e tė vėrtetės themelore tė kishės sė Jezu Krishtit tė Shenjtorėve tė Ditės sė Vonė (Mormonėve). Rėndėsia e saj ėshtė pėrshkruar si «dytėsore vetėm pa besimin nė hyjnishmėrinė e Jezusit tė Nazaretit».1 Apostulli i Mormonėve Hugh B. Braun deklaroi:

Vizioni i Parė i profetit Jozef Smith pėrbėn bazėn kryesore tė kishė qė u organizua mė vonė. Nėse ky Vizion i Parė ishte vetėm njė fragment i imagjinatės sė Jozef Smithit, atėherė kisha e Mormonėve ėshtė njė mashtruese e ligė dhe e hapur, siē thonė kundėrshtarėt e saj (Jeta me bollėk, fq. 310-311).

Nėse ka edhe sadopak mundėsi qė kjo pikė kyēe nė historinė e Mormonėve tė jetė njė fabrikim, cili Shenjt i Ditės sė Vonė nuk do tė kishte dėshirė t'i dinte tė gjitha faktet qė dėshmojnė pėr kėtė? Ky pamflet ju siguron fakte historike qė e vendosin Vizionin e Parė tė Jozef Smithit nė njė dritė tė re. Sot shumė Shenjtėr tė Ditės sė Vonė nuk kanė njohuri pėr detajet e rėndėsishme historike qė janė hequr ose fshehur me qėllim, duke pėrfshirė faktet e mėposhtme.2

  • Sipas fakteve historike, ėshtė e pamundur qė Jozef Smithi tė jetė trazuar nga njė ringjallje nė 1820-ėn pėr tė zbuluar se cila kishė ishte e vėrtetė, meqė nė kėtė kohė, nė atė vend ku ai banonte, nė afėrsi tė Manēesterit nė Nju Jork, nuk pati ndonjė ringjallje. Njė ringjallje si ajo e pėrshkruar nga Jozef Smithi zuri vend nga fillimi i pranverės sė 1824-ės. Nė kėtė mėnyrė, kjo atėherė i jep njė goditje gjithė historisė sė Jozefit, sepse nuk ka kohė tė mjaftueshme mes Vizionit tė Parė dhe botimit nė 1930-ėn tė Librit tė Mormonėve pėr tė gjitha ngjarjet e pėrshkruara nė historinė e Vizionit tė Parė.
     
  • Ka edhe pėrshkrime tė tjera tė Vizionit tė Parė, duke pėrfshirė edhe njė dorėshkrim nga vetė Jozef Smithi, nė tė cilin ai nuk pėrmend ndonjė shfaqje tė Atit dhe tė Birit. Nė vend tė tyre, kėto pėrshkrime mė tė hershme pėrmendin njė engjėll, njė shpirt, shumė engjėj ose birin. Historia nė formėn e saj tė sotme me Atin dhe Birin, nuk doli deri nė vitin 1838-ėn, shumė vjet pasi Jozefi deklaroi tė kishte parė vizionin.
     
  • Detajet tashmė tė njohura rreth jetės adoloshente tė Jozefit kundėrshtojnė thėnien e tij se ai u persekutua nė 1820-ėn, ngaqė tregoi historinė e Vizionit tė Parė. Si i ri, ai mori pjesė nė takimet e Metodistėve dhe mė vonė u bashkua me njė grup tė kishės Metodiste. Asnjė persekutim nuk ėshtė regjistruar.

Asnjė ringjallje nė 1820-ėn

Vendi, ku Jozef Smithi banonte, nuk pėrjetoi ndonjė ringjallje nė 1820-ėn ashtu siē e pėrshkruan ai, me tė cilėn «turma tė mėdha» u bashkuan me kishat Metodiste, Baptiste dhe Presbiteriane. Sipas burimeve tė hershme, qė pėrfshijnė raporte tė konferencave kishtare, gazeta, shtypi periodik i kishės, regjistrime presbitere dhe intervista tė publikuara, asnjė ringjallje nuk ka ndodhur nė 1820-21-in, qė t'i pėrshtatet pėrshkrimit tė Jozefit. Nuk ka pasur rritje tė konsiderueshme nė numrin e anėtarėve tė kishės nė Palmira, Manēester, nė zonėn e Nju Jorkut3 gjatė 1820-21, rritje qė shoqėron ringjalljet e mėdha. Pėr shembull, nė 1820-ėn, Kisha Baptiste nė Palmira pranoi 8 njerėz pėrmes rrėfimit tė besimit dhe pagėzimit, kisha Presbiterane u rrit me 14 anėtarė, kurse rrethi Metodist humbi 6 anėtarė duke rėnė nga 677 nė 1819 nė 671 nė 1820 dhe nė 622 nė 1821 (shikoni «Arkivat» e Kishės Presbiterane nė zonėn e Gjenevės, Shoqėrinė Historike Presbiterane, Filadelfia; PA: «Regjistrimet pėr Kishėn e Parė Baptiste nė Palmira». Shoqėrinė Historike Baptiste Amerikane, Roēester, NY; Minuta tė Konferencės Vjetore tė Metodistėve, Rrethi Ontario, 1818-1821, fq. 312, 330, 346, 366).

Nė pėrshkrimin e tij tė 1838-ės, Jozef Smithi deklaron qė nėna e tij, motra dhe dy vėllezėrit vendosėn tė bashkoheshin me Kishėn Presbiterane lokale si rezultat i kėsaj ringjalljeje tė 1820-ės.

Megjithatė, nėna e Jozefit, Lusi, na tregon qė ringjallja qė e bėri atė tė bashkohej me kishėn ndodhi pas vdekjes sė birit tė saj, Alvin. Alvini vdiq nė 19 Nėntor 1823 dhe si vazhdim tė asaj humbjeje tė dhimbshme Lusi Smith raporton qė:

nė kėtė kohė ndodhi njė ringjallje e madhe nė besim dhe gjithė zona ishte shumė e ndikuar nga kjo dhe bashkė me tė tjerėt, bashkoheshim nė shtėpinė e takimeve pėr tė parė nėse kishte ndonjė fjalė qetėsuese pėr ne qė tė na ēlironte ndjenjat e mbingarkuara (Dorėshkrimi i parė i «Historisė sė Lusi Smithit» fq. 55, LDS Arkivat e kishės).

Lusi shton qė burri i saj frekuentonte vetėm takimet e para. Ai nuk kishte asnjė kundėrshtim qė ajo dhe fėmijėt «tė shkonin e tė bėheshin anėtarė tė kishės».

Ka shumė fakte tė tjera qė ringjallja, qė Lusi Smith pėrmend u shfaq duke filluar nė pranverėn e 1824-ės. U raportua nė tė paktėn njė duzinė gazetash dhe nė shtypin periodik fetar (pėr shembull, shikoni njė letėr tė Xhorxh Lein tė daturar 25 Janar 1825, nė revistėn Metodiste tė 8 Prillit tė 1825: 159 dhe njė shėnim nė njė gazetė nė Palmira, Uein Seutinel [15 Shtator 1824]:3).4 Arkivat e kishės nga ajo kohė tregojnė rritje tė numrit tė anėtarėve si rezultat i pranimit tė tė konvertuarve tė rinj. Kisha Baptiste pranoi 94, Presbiteriania 99, kurse forca Metodiste u rrit me 208. Asnjė ringjallje e tillė me «turma tė mėdha» nuk ėshtė shfaqur nė 1820-ėn nė zonėn Palmira, Manēester siē thotė Jozefi.

Ėshtė e qartė se kėto fakte qė ringjallja qė Jozef Smithi pėrshkruan nuk ėshtė shfaqur nė 1820, por nė 1824-ėn. Kur Jozef Smithi shkroi versionin e 1838-ės tė historisė sė tij, ai nė mėnyrė arbitrare e lėvizi kėtė ringjallje katėr vjet mė pėrpara nė 1820-ėn dhe e bėri pjesė tė historisė sė Vizionit tė Parė qė as nėna e tij, as shoqėruesit e afėrm nuk e kishin pėrjetuar nė ato vite. (Pėr detaje tė mėtejshme shikoni, Dialog: Njė Gazetė e Mendimit Mormon, Pranverė 1969, fq. 59-100).

A pėrbėn ndonjė problem ndryshimi prej 4 vjetėsh pėr historinė e Jozefit? Sigurisht qė po. Jozefi pėrshkruan njė sekuencė 10 vjeēare tė ngjarjeve qė fillojnė me Vizionin e Parė dhe mbaron me botimin e Librit tė Mormonėve nė 1830. Nėse kjo sekuencė nuk filloi deri nė vitin 1824, ka vetėm 6 vjet pėr tė pėrshtatur sekuencėn 10 vjeēare qė Jozefi thotė se u shfaq pėrpara se tė shtypej Libri i Mormonėve. Nė historinė ashtu siē paraqitet nė shkrimet e Mormonėve, Jozefi thotė se nė 1823-in, tre vjet pas Vizionit tė Parė nė 1820-ėn, ai u takua me engjėllin Moroni. Moroni i tregon Jozefit pėr pjatat e arta, por thotė qė ai duhet tė presė katėr vjet para se t'i marrė ato. Nė 1827-ėn Jozefi merr pllakatet e arta dhe tre vjet mė vonė (1830) boton Librin e Mormonėve.

Megjithatė kini parasysh qė Jozefi e lidhi Vizionin e Parė me njė entuziazėm tė madh fetar nė zonėn e Manēesterit nė Palmira. Siē ėshtė dokumentuar mė lart, ne tashmė e dimė qė kjo ringjallje ndodhi jo nė 1820-ėn, por nė 1824-ėn. Kjo do tė thotė qė vizita fillestare e engjėllit Moroni 3 vjet pas Vizionit tė Parė duhet tė datohet nė 1827. Kur ne shtojmė 4 vitet e tjera qė Jozefi thotė se ai duhej tė priste pėr tė marrė pjatat, ai nuk do t'i kishte ato deri nė 1831-in. Por nė kėtė kohė, Libri i Mormonėve ishte nė shtyp. Sekuenca 10-vjeēare e ngjarjeve qė Jozefi gėrmėzoi nė historinė e Vizionit tė Parė thjeshtė nuk pėrputhet me hapėsirėn kohore mes 1824 dhe 1830-ės, data e shtypjes sė Librit tė Mormonėve.

Si u bė e mundur qė origjina e historisė sė Mormonėve tė komplikohej kaq shumė? Njė pjesė e pėrgjigjes gjendet nė faktin se vetė Jozef Smithi e tregoi historinė nė shumė mėnyra tė ndryshme.

Njė histori gjithnjė nė ndryshim

Nė 1832-in, Jozef Smithi filloi njė pėrshkrim tė origjinės sė kishės sė Mormonėve (e vetmja e shkruar me dorėn e tij qė ėshtė mjaft e ndryshme nga historia zyrtare e Vizionit tė Parė, e treguar 6 vjet mė vonė. Ky pėrshkrim i 1832-it, i cili njihet si pėrshkrimi i ēuditshėm i Jozefit, nuk pėrfundoi kurrė dhe pėr shumė vite u mbajt i fshehur nga njerėzit. U botua nė Studimet e Universittetit tė Ri Brigham, nė pranverė tė 1869, fq. 278 ff. dhe gjithashtu pėrfshihet nė Shkrimet Personale tė Jozef Smithit tė Dean L. Jesuit (Salt Lake City: Libri Deseret, 1984).

Nė kėtė version Jozefi e paraqet veten si njė djalė qė mes moshės dymbėdhjetė dhe pesėmbėdhjetė vjeēare, ishte njė lexues perceptiv dhe i pėrkushtuar i Biblės. Ai thotė qė ishte studimi i Shkrimeve tė Shenjta qė e ēoi atė tė kuptonte qė tė gjitha emėrtimet fetare e kishin gabim. Ai shkroi: «Duke hulumtuar Shkrimet e Shenjta unė zbulova qė njerėzimi nuk erdhi tek Zoti, por qė ata ishin larguar nga besimi i gjallė e i vėrtetė dhe se nuk ekziston ndonjė shoqėri ose emėrtim fetar i ngrituar mbi Ungjillin e Jezu Krishtit siē ėshtė regjistruar nė Dhjatėn e Re (Shkrime Personale, fq. 5).

Gjashtė vjet mė vonė, kur Jozefi nxorri pėrshkrimin e tij zyrtar tė Vizionit tė Parė, ai e ndryshoi historinė e tij dhe nuk tha mė qė studimi i tij personal i Biblės e ēoi atė nė konkluzionin qė tė gjitha kishat e kishin gabim. Nė vend tė kėsaj, ai tha qė Ati dhe Biri i treguan atij qė tė gjitha kishat e kishin gabim dhe ai «s'duhej tė bashkohej me asnjėrėn». (Pėr ironi, historianėt Mormonė kanė dokumentuar faktin qė Jozef Smithi u bashkua me njė klasė tė kishės Metodiste nė 1828-ėn).5 Ai tha se ishte ēuditur nga ky lajmėrim. Sepse ai shtoi njė parantezė: «nė kėtė kohė nuk mė kishte zėnė vend nė zemėr mendimi se tė gjithė e kishin gabim». Jozefi kundėrshton vetveten, megjithatė, nė disa paragrafė mė parė nė po kėtė pėrshkrim ai pati deklaruar: «Unė shpesh i thoja vetes ... Kush nga tė gjitha kėto grupe ka tė drejtė, apo qė tė gjithė e kanė gabim»? Kjo deklaratė shfaqet nė dorėshkrimin origjinal (Shikoni Studime tė Universitetit tė Ri Brigham tė cituar mė lart. fq. 290), por njė kundėrshtim kaq serioz nuk mund tė lejohej tė qėndronte si pjesė e njė versioni zyrtar dhe kėshtu, pas vdekjes sė Jozefit, fjalėt bezdisėse u hoqėn.

Edhe pa kėtė kontradiktė pėrshkrimi zyrtar i 1838-ės bie ndesh me versionin e 1832-it. Nė pėrshkrimin e 1832-it ėshtė tė lexuarit e Biblės nga Jozefi qė e shtyu atė tek Zoti, ndėrsa nė historinė e 1838-ės ėshtė njė ringjallje (e paqenė e 1820-ės) qė e motivon atė.

Nė version e 1832-it Jozefi vetėm pėrmend shfaqjen e Krishtit, ndėrsa nė renditjen e 1838-ės ai thotė qė tė dy, Ati e Biri u shfaqėn . Nė pėrshkrimin e 1832-it ai e di qė tė gjitha kishat e kanė gabim, kurse nė histor-nė e 1838-ės, ai thotė se ai nuk e kishte kuptuar kurrė qė tė gjitha e kishin gabim derisa dy hyjnitė e informuan atė pėr kėtė fakt.

Nėna e Jozefit, nė tė njėjtėn mėnyrė nuk dinte asgjė pėr njė vizion tė Atit dhe Birit nė Korijen e Shenjtė. Nė pėrshkrimin e saj tė pabotuar ajo e cakton origjinėn e Mormonizmit nė vizitėn nė njė dhomė gjumi nga njė engjėll. Jozefi nė atė kohė po «peshonte se cila nga tė gjitha kishat ishte e vėrtetė». Engjėlli i tregoi atij «nuk ka asnjė kishė tė vėrtetė nė tokė. Jo, asnjė» (Dorėshkrimi i parė: «Historisė sė Lusi Smithit» fq. 46, LOS Arkivat e kishės).

Prapė, njė version tjetėr i Vizionit tė Parė u botua nė 1834-35 nė shtypin periodik. Shenjtėt e Ditės sė Vonė Lajmėtarė dhe Avokatė (Messenger and Advocate) (Vol. 1, fq. 43, 78). Ky pėrshkrim u shkrua nga udhėheqėsi i LDS-sė Oliver Louderi me ndihmėn e Jozef Smithit. Ai tregon se si njė ringjallje nė 1823-in e bėri 17 vjeēarin Jozef Smith6 tė nxitej nė ēėshtjen e fesė. Sipas Louderit, Jozefi «dėshironte tė dinte pėr vete pėr sigurinė dhe realitetin e fesė sė pastėr dhe tė shenjtė» (fq. 78). Ai gjithashtu u lut «nėse njė qenie supreme ekzistonte, qė tė kishte njė siguri qė ai ishte i pranuar prej tij» dhe «nė manifestim nė njėfarė mėnyre qė mėkatet e tij ishin falur» (si mė lart, 78, 79). Sipas pėrshkrimit tė tij, njė engjėll (jo njė hyjni) u shfaq nė dhomėn e gjumit tė Jozefit pėr t'i treguar atij se mėkatet i ishin falur.

Konfliktet e nxjerra nga ky pėrshkrim janė tė shumta. Sė pari, data e ringjalljes jepet si 1823, nė vend tė 1820-ės . Sė dyti, nėse Jozefi kishte pasur pėrpara njė vizion tė Atit dhe tė Birit nė 1820, pse i duhej tė lutej nė 1823-in nėse njė qenie Supreme ekzistonte? Sė treti, kur ringjallja e shtyu atė tė lutej, personi qė shfaqet ėshtė njė engjėll, jo Ati ose Biri. Sė katėrti, mesazhi i engjėllit ėshtė pėr faljen e mėkateve dhe jo njė lajmėrim qė tė gjitha kishat e kanė gabim. Kėto pėrshkrime gjerėsisht divergjente ngrenė ēėshtje serioze pėr sa i pėrket vėrtetėsisė sė historisė sė Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit. Njerėz tė ndryshėm mund tė kenė pikėpamje tė ndryshme pėr tė njėjtėn ngjarje, por kur dikush tregon disa histori kontradiktore pėr tė njėjtėn ngjarje, ne kemi tė drejtė tė dyshojmė si personin ashtu edhe ngjarjen.

Persekutim apo Pranim?

Sot historia e Vizionit tė Parė ėshtė nė papajtueshmėri jo vetėm me datėn historikisht tė verifikuar tė ringjalljes nė Palmira, Nju Jork dhe me pėrshkrimet e hershme tė Jozefit nė lidhje me ngjarjen, por bie ndesh edhe me atė qė dimė rreth viteve tė tij tė hershme nė Palmira. Nė versionin e tij zyrtar Jozef Smithi thotė se ai ishte persekutuar nga tė gjitha kishat nė zonėn e tij, «sepse unė vazhdoja tė pohoja se kisha parė njė vizion». Megjithatė, kjo kundėrshtohet nga njė shoqėrues bashkėkohės i Jozefit. Orsamus Turner, njė botues i pasur nė Palmira deri mė 1822, ishte nė njė «grup debatues tė rinjsh» me Jozef Smithin. Ai kujton qė Jozefi «pasi kapi njė shkėndijė Metodizmi ... u bė predikues i njohur nė takimet e mbrėmjes» (Historia e zhvendosjes pionierė tė tregėtisė sė Felpsit dhe Gorhamit, 1851, fq. 214). Kėshtu, nė vend tė tė qenit i kundėrshtuar dhe persekutuar siē thotė pėrshkrimi i tij i 1838-ės, Jozefi ishte i mirėpritur dhe u lejua tė predikonte gjatė takimeve tė mbrėmjes tė Metodistėve. Kjo pikė mbėshtetet nga historiani i Universitetit tė Ri tė Brighamit dhe arqipeshkvi i LDS-sė Xhejms B. Alen. Aleni nė fakt nuk gjeti asgjė pėr tė mbėshtetur thėnien e Jozefit se ai e tregoi historinė e Vizionit tė Parė menjėherė pas asaj qė ndodhi nė 1820-ėn dhe persekutimit si rezultat i saj, ngaqė Jozefi po e tregonte historinė dhjetė vjet mė vonė.

Faktet janė tė pakta nėse ka ndonjė, megjithatė, qė nė fillim tė 1830-ės, Jozef Smithi po e tregonte historinė nė publik. Tė paktėn nėse ai po e tregonte, asnjė nuk duket se e konsideronte aq tė rėndėsishme nė atė kohė qė tė regjistronte kohėn dhe asnjė nuk po e kritikonte pėr tė. Madje as nė historinė e vet, Jozefi nuk e pėrmend tė qenit i kritikuar nė kėtė periudhė, ngaqė tregoi historinė e Vizionit tė Parė. («Rėndėsia e Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit me Mendimin Mormon» Dialog: Njė Gazetė e Mendimit Mormon, Vjeshtė 1966, fq. 30).

Konkluzion

Nga tė gjithė linjat e fakteve, nxjerrim qė pėrshkrimi «zyrtar» i historisė sė Vizionit tė Parė tė Jozefit nė 1838-ėn duket se ėshtė mit dhe jo histori:

  • Nuk kishte ringjallje askund nė zonėn e Palmirės nė Nju Jork nė 1820-ėn.
     
  • Ngjarjet siē tregohen nga Jozef Smithi nuk do tė pėrshtaten nė periudhėn  kohore mes ringjalljes sė 1824-ės dhe botimit tė Librit tė Mormonit.
     
  • Jozefi ishte mirėpritur dhe jo i persekutuar nga Metodistėt.
     
  • Nė pėrshkrimin e 1832-it Jozefi thotė qė studimi personal i Biblės e bėri tė vendoste qė tė gjitha kishat ishin jashtė rrugės ndėrsa nė pėrshkrimin e 1838-ės ai tha qė «kurrė nuk kishte zėnė vend nė zemėr mendimi se tė gjithė e kishin gabim».
     
  • Nė versionin e tij tė 1832-it, Jozefi thotė tė ketė parė vetėm njė vizion tė Krishtit dhe nė versionin e tij tė 1835-ės, Jozefi thotė se e vizitoi njė engjėll, ndėrsa nė historinė e 1838-ės, mesazhi erdhi nga Ati dhe Biri.
     
  • Asnjė nuk e njihte versionin e sotėm tė Vizionit tė Parė derisa Jozefi e diktoi atė nė 1838-ėn dhe asnjė burim i botuar nuk e pėrmend deri mė 1832-in (si mė lart, fq. 30).

Konfliktet dhe kontradiktat e dala nė dritė nga faktet e mėsipėrme historike tregojnė se historia e Vizionit tė Parė, siē e paraqet sot kisha e Mormonėve, duhet tė konsiderohet si shpikje e mendjes shumė imagjinuese tė Jozef Smithit. Faktet historike dhe fjalėt e vetė Jozefit e diskretitojnė atė.

Pėrkthimi dhe redaktimi nė shqip nga: Sali B. Kaceli
 



Shėnime

1 Xhejms B. Alen profesor nė Universitetin e Ri tė Brighamit, nė Rėndėsia e Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit nė Mendimin Mormon, Dialog: A Journal of Mormon Thought, Vjeshtė 1966, fq. 29). Alen ishte arqipeshkvi i LDS-sė nė atė kohė.

2 Pėr shembull, Pėr shembull, revista e kishės Mormone The Ensign, prill 1995, nxorri njė artikull prej 6 faqesh rėndėsinė e Vizionit tė Parė tė titulluar, "Oh, Sa i bukur ishte Mėngjesi: Lutja e Parė e Jozef Smithit dhe Vizioni i Parė" — nuk dha asnjė informacion pėr konfliktet serioze mes historisė sė Vizionit tė Parė tė Jozef Smithit dhe fakteve historike.

3 Palmira dh Palmira dhe Manēesteri ishin qytete qė u bashkuan shpejt.

4 Lein shkuan Lein shkuan qė puna e Zotit nė Palmira dhe nė rrethinat e saj «filloi nė pranverė dhe pėrparoi gradualisht deri nė kohėn e takimit tremujor, qė mbajtur mė 25 dhe 26 shtator 1824. Artikulli i Uein Sentinel deklaron pėr njė reformė qė ndodh nė kėtė qytet tė shquar. Dashuria e Zotit ka mbushur zemrat e shumė vetave dhe dhėnia e Frymės sė Shenjtė duket se ka zėnė njė pozicion tė fortė».

5 Linda King Ne Linda King Neuell dhe Valen Tippets Avery, Mormon Enigma, Emma Hale Smith (Enigma Mormone, Enuma Hele Smith), Universiteti i Shtypit tė Ilinoit, botimi i dytė, 1994, fq. 25.

6 Nė faqen 78 Kouderi korrigjon njė gabim shtypi nė lidhje me moshėn e Jozefit. Kur Kouderi fillon pėrshkrimin e origjinės sė Mormonėve nė faqen 42, ai pėrmend ringjalljen dhe moshėn e Jozefit si katėrmbėdhjetė. Nė ēėshtjen tjetėr, kur ai e vazhdon historinė nė faqen 78, ai e daton ringjalljen si tė ndodhur nė 1823-in dhe korrigjon moshėn e Jozefit nė shtatėmbėdhjetė vjeē.